Lajme

Kapen dy persona me drogë dhe armë në Tetovë

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.R. (36) dhe M.R. (61), të dy nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”

. Më 09.06.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e tyre, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazur, 115 fishekë kalibrash të ndryshëm, kokainë, pilula MDMA, një telefon celular dhe sende të tjera. Gjykatësi i procedurës paraprake I.R. i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë dhe u shoqërua në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png