Lajme

Ja kur do të përsëriten zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shpalli rezultatet e para zyrtare, sipas të cilave në 43 komuna janë zgjedhur kryetar që në rrethin e parë, ndërkohë që Qyteti i Shkupit dhe 33 komuna të tjera shkojnë në rreth të dytë. Censusi nuk u arrit në komunën e Gostivarit ku votuan vetëm 33.31 për qind e votuesve. Gjithashtu censusi nuk u arrit as në komunën Mavrov Rostushë, Qendër Zhupa dhe Vrapçishtë. Në këto 4 komuna zgjedhjet duhet të perseriten brenda 60 ditësh pas rezultateve përfundimtare.

Vijon afati 48 orësh për ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png