Lajme

Izraeli gazsjellës në Greqi, del jashtë loje TAP që kalon në Shqipëri; futet në lojë edhe SHBA

Do dublojë TAP-in, Izraeli rihap debatin për gazsjellësin e Mesdheut

Ridel në skenë ideja e ndërtimit të një tjetër gazsjellësi që lidh Lindjen e Mesme me Mesdheun. Që disa vite më parë, ka qarkulluar ideja e një tubacioni nga Izraeli, në Greqi, Itali dhe më pas në BE. Por për shkak të kostove një gjë e tillë nuk është bërë realitet.

Mirëpo sipas medias greke “News Bomb”, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i Izraelit, Eli Cohen, ka deklaruar sot se propozimi për të ndërtuar një tubacion gazi natyror nga rezervat e Izraelit në Evropë është rikthyer në axhendë, pas një takimi me ministrat e Energjisë të Greqisë, Qipros dhe Shteteve të Bashkuara.

Ka pasur përparim të konsiderueshëm në fizibilitetin e ndërtimit të tubacionit. Kjo është një ide që është diskutuar në të kaluarën dhe tani po rikthehet në kulmin e saj. Amerikanët tani janë gati të marrin një rol udhëheqës“, tha Cohen.

Izraeli gazsjellës në Greqi, del jashtë loje TAP që kalon

Duket se ky tubacion është një rrugë alternative në mënyrë që Europa të ulë varësinë nga gazi rus. Cohen theksoi se administrata Trump e konsideron energjinë një çështje të sigurisë kombëtare, gjë që rrit shanset që projekti të ecë përpara.

Qëllimi është të krijohet një korridor energjie që do të ofrojë një rrugë alternative për energjinë ruse dhe gjithashtu do të anashkalojë Huthit. Për evropianët, qëllimi është sigurisht ulja e çmimeve”, shtoi ministri.

Në takim morën pjesë Sekretari Amerikan i Energjisë Chris Wright, Ministri Grek i Energjisë, Ministri Qipriot i Energjisë, si dhe Sekretari Amerikan i Brendshëm Doug Bergham, një aleat i ngushtë i Trump.

Ministrat diskutuan promovimin e interesave rajonale, projektet e përbashkëta energjetike, krijimin e një korridori energjetik nga Lindja e Mesme në Evropë përmes Gjirit dhe Izraelit, si dhe zhvillimin e lidhjeve tokësore përmes kabllove elektrike dhe tubacioneve të gazit natyror.

Iniciativa nuk u mirëprit nga të gjithë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili dëshiron të marrë pjesë në çdo projekt të tubacionit mesdhetar, u bllokua, pasi Izraeli, Greqia dhe Qiproja nuk duan pjesëmarrjen turke.

Lufta në Gaza ka mbaruar dhe tani qëllimi është zgjerimi i Marrëveshjeve të Abrahamit, kështu që ky është një hap i rëndësishëm. Ekziston plani i korridorit energjetik IMEC, i propozuar nga administratat e Biden dhe Trump, i cili synon të lidhë Indinë me Evropën. Ideja qendrore është transferimi i burimeve nga vendet e Gjirit si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Evropë”, tha Cohen.

“EastMed” dublon projektin Trans-Anatolian (TANAP) dhe Trans-Adriatik (TAP), të cilat transportojnë gaz nga Azerbajxhani përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë drejt BE-së. Pra nëse ia ndërtohet, gazsjellësi që kalon në Shqipëri del jashtë loje.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png