Lajme

“Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin”, Trump i zhgënjyer: Ata nuk e dinë çfarë dreqin po bëjnë

Ka reaguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili thotë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se nuk është “i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtonte se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin”. “Ata nuk e dinë çfarë dreqin po bëjnë”, tha ai.

Trump shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

Në një postim të mëvonshëm në Truth Social, Trump thotë se do të ishte një “shkelje e madhe” nëse Izraeli do të hidhte bomba mbi Iranin tani, duke i thënë Izraelit “të sillte pilotët e tij në shtëpi, tani”.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png