Lajme

Ilire Dauti: Juve të VMRO-DPMNE-së ju konvenon largimi i popullsisë jorezidente (VIDEO)

Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti gjatë debatit të komisionit për ligjin për vetqeverisjen lokale  ku propozohet zvogëlimi i numrit të këshilltarëve në komunat e banuara kryesisht me shqiptarë, shkruan Top24

“Prandaj i nderuar koleg kemi qëndrime të kundërta, diametralisht të kundërta, sepse ju jeni nga Karposhi përshkak se ju shtohen katër këshilltarë për shkak se ju konvenon largimi i popullsisë jorezidente, ndërkaq unë po flas për komunat të cilat dëmtohen si rezultat i popullsisë jorezidente. Ajo që them unë dhe ju thoni se duhen fakte, asnjë fakt deri tani nuk kam dëgjuar që shkon në pajtueshmëri me propozimin e qeverisë edhe nga vetë ata vetë përfaqësuesit e qeverisë, aq më pak tani edhe nga ju.” tha deputetja Dauti.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png