Lajme

IDF pranon vrasjen e gazetarit të Al Jazeera, Anas al-Sharif: E goditëm qëllimisht

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar se kanë goditur dhe vrarë me qëllim gazetarin e Al Jazeera, Anas al-Sharif, në Gaza.

Më parë, IDF akuzoi al-Sharif për lidhje me grupe militante, duke thënë konkretisht se ishte pjesë e Hamasit. Akuza që u mohuan nga Al Jazeera dhe organizatat për lirinë e medias.

Kjo vrasje e dyshuar ngre shqetësime serioze për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve në zonën e konfliktit.

Vetë Al Jazeera e ka pranuar raportimin, duke bërë me dije se gazetari palestinez u godit teksa ishte bashkë me disa persona të tjerë, ku të paktën njëri ka qenë po ashtu gazetar.

Detaje të tjera priten në vijim.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif