Lajme

Hollywood-i vjen në Kosovë: Robert De Niro pjesë e filmit për luftën e Kosovës

Një projekt filmik ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës.

Filmi do integroj disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, përfshirë legjendën Robert De Niro.

Lajmin e ka konfirmuar producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh punon me tregun ndërkombëtar të filmit.

Ai ka zbuluar se projekti bazohet në një histori thellësisht personale — atë të babait të tij, e ndërlidhur me ngjarjet tragjike të masakrës së Reçakut dhe të luftës në Kosovë.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Krasniqi tha se De Niro do të interpretojë rolin e babait të tij, ndërsa filmi do të sjellë në qendër fatin dramatik të familjeve kosovare gjatë luftës.

“Është historia e babait tim dhe e masakrës së Reçakut, një rrëfim që përfshin gjithçka nga fillimi deri në fund i luftës në Kosovë,” deklaroi producenti.

25 vjet nga masakra që ndryshoi historinë e Kosovës - Dukagjini

Krasniqi ndau me emocion edhe historinë e rëndë të të atit, i cili ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli gjatë luftës — një ngjarje që do të shndërrohet në film me një mesazh të fuqishëm njerëzor.

Sipas tij, në projekt do të përfshihen 71 aktorë nga Hollywood-i, ndërsa kontratat tashmë janë nënshkruar.

Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, pas një shtyrjeje të përkohshme për arsye organizative.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png