Lajme

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar palestinez i njohur me negociatat, duke e përshkruar përgjigjen si pozitive dhe që duhet të “lehtësojë arritjen e një marrëveshjeje”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më parë një “propozim përfundimtar” për një armëpushim 60-ditor në luftën gati 21-mujore midis Izraelit dhe Hamasit, duke deklaruar se priste një përgjigje nga palët në orët në vijim.

“Ne u kemi dorëzuar ndërmjetësve, Katarit dhe Egjiptit, përgjigjen tonë ndaj propozimit për armëpushim”, tha një zyrtar i Hamasit për Reuters, në kushte anonimiteti.

“Përgjigja e Hamasit është pozitive dhe mendoj se duhet të ndihmojë dhe lehtësojë arritjen e një marrëveshjeje”, tha zyrtari palestinez pranë bisedimeve.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png