Lajme

Grenell thotë se Haga është “tërësisht e korruptuar”: Duhet t’i ndërpritet financimi

I emëruari Special për Misione të Posaçme i Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e quajtur atë “tërësisht të korruptuar” dhe duke kërkuar ndërprerjen e financimit të saj.

Në një postim në rrjetin X, Grenell rikujtoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në burg për më shumë se pesë vjet, ndërkohë që gjykimi i tij ka filluar vetëm kohët e fundit.

“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi.”, shkroi Grenell.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png