Gazetari Osman Stafa ka bërë një tjetër denoncim të fortë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ai tha se sot çdo shqiptar që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale te seksioni i kardiokirurgjisë duhet t’i japë paradhënie kirurgut deri ën 5 mijë euro.
Pjesë nga biseda:
Stafa: Tek kardiokirurgjia ti duhet të japësh 4-5 mijë euro mjekut para operacionit. Para disa vitesh shkoja unë dhe i thosha “na një kafe nga unë”, kurse tani flasim për shifra të frikshme.
Borakaj: Po pse nuk e denoncojnë?
Stafa: Se njeriu që shkon atje, shkon se ka hall e do ta mbyllë sa më shpejt këtë punë… Ke shefa pavionesh që të çojnë pacientët te klinikat e tyre private. Nuk munden dot të bëjnë analizat, pasi i marrin pacientët dhe i rrjepin në klinika private. I përdorin klinikat shtetërore si recepsion për t’i çuar në klinika private.
Jakaj: Është sistemi?
Stafa: Edhe sistemi sot, thotë: “Të korruptohesh ti? Pse nuk korruptohesh ti?”
Jakaj: Është ndërgjegjja.
Stafa: Po pra, ndërgjegjja, se mjekët kanë bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit.