Lajme

Gaza po digjet: 370 mijë të dëbuar, mijëra të bllokuar nën zjarrin e bombave

"Zjarr kudo, ne ikëm në errësirë", ferri i palestinezëve në qytetin e Gazës!

Për të ikur nga Gaza City sot duhet të paguash 250 dollarë për kilometër, nëse do të hipësh në një furgon të vjetër e të tejmbushur që shkon drejt jugut. Hosni Hawa, një banor i qytetit, nuk i kishte këto para. Ai mori fëmijët në krahë dhe u nis vetëm me rrobat e trupit, në këmbë, në errësirë.

“Pioveva fuoco dappertutto”, rrëfeu për radion arabe Alshams, duke kujtuar shpërthimet që shpërthenin pas tyre dhe fletëpalosjet që ushtria izraelite hidhte nga ajri, ku shkruhej në arabisht: “Qytetarë të Gazës, të qëndroni këtu është shumë e rrezikshme! Shkoni në Mawasi, aty do të gjeni ujë dhe ushqim”.

Sipas shifrave, mbi 370 mijë njerëz tashmë janë larguar, ndërsa rreth 600 mijë të tjerë mbeten të bllokuar, shumë prej tyre pa para për të paguar transportin. Çmimet janë absurde: 1.500 dollarë për të bërë vetëm gjashtë kilometra. Ata që përfitojnë janë tregtarët e zi dhe disa figura të Hamasit. “Nuk ka më vend të sigurt në Gaza City, por as jashtë saj. Çdo lagje është objektiv, çdo shtëpi është nën shënjestër”, thotë Hosni, i cili vendosi të niset në këmbë drejt jugut, drejt së panjohurës.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi publikisht: “Gaza po digjet!”, duke postuar imazhe të qytetit në flakë. Ai përshëndeti divizionet e ushtrisë izraelite që kanë hyrë në Gaza dhe shpalli mobilizimin e dhjetëra mijëra rezervistëve. Objektivi, sipas tij, është i qartë: marrja e kontrollit mbi Gaza City dhe shkatërrimi i Hamasit. “Nëse bie Gaza City, bie edhe Hamas”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se nëse grupi islamik nuk dorëzon pengjet dhe nuk çarmatoset, “gjithë Gaza do të shkatërrohet”.

Ushtria izraelite thotë se tashmë kontrollon rreth 40% të qytetit, por mijëra luftëtarë të Hamasit ende qëndrojnë të fortifikuar në zona të ndryshme. Sipas zëdhënësve të IDF, do të duhen muaj të tërë për të vendosur kontrollin e plotë, si mbi qytetin ashtu edhe mbi infrastrukturën përreth. Gjenerali Eyal Zamir e përshkroi këtë si një operacion “të domosdoshëm” për kthimin e pengjeve dhe neutralizimin e një kërcënimi ekzistencial për Izraelin. Kryeministri Netanyahu theksoi se Izraeli po vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ka hapur korridore për civilët, megjithëse bilanci i viktimave tregon të kundërtën.

Al Jazeera raporton se vetëm në një ditë janë vrarë 106 persona, një viktimë çdo 15 minuta. OKB bën të ditur se mbi 10 mijë fëmijë në Gaza City kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor, shumica prej tyre të rrënuar nga uria dhe mungesa e barnave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e quajti situatën “moralisht, politikisht dhe ligjërisht të papranueshme”, duke paralajmëruar se çështja do të shkojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Egjipti ndërkohë paralajmëron se rajoni është në prag të një “kaosi total”.

Mes kësaj katastrofe, edhe kishat e Gazës janë kthyer në streha të fundit për qindra civilë. Në famullinë e Shën Familjes, 450 refugjatë po jetojnë me bukë e ujë të pak, disa barna dhe mbështetjen e murgeshave të Nënë Terezës. Mes bombave është arritur të mbahet një martesë dhe të lindë një fëmijë – gjurmë të vogla jete në një qytet që digjet çdo orë. /Përshtatur nga “Corriere Della Sera”

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif