Lajme

Futbolli shqiptar do të ishte një nga përfituesit nëse Izraeli pezullohej nga UEFA.

Me Rusinë tashmë të përjashtuar dhe thashethemet për një pezullim të mundshëm të Izraelit nga UEFA për shkak të luftës në Gaza, Shqipëria, dhe jo vetëm, do të kishte përfitime në garat ndërkombëtare evropiane.

Por, si do të përfitonte Shqipëria?

Me pezullimin e klubeve izraelite nga garat e UEFA-s, njëjtë si me ato ruse, Shqipëria do të përfitonte një tur kualifikues në Conference League.

Sipas kalkulimeve, fituesit e Kupave në Shqipëri, Estoni, Malin e Zi, Luksemburg, Uells dhe Gjeorgji do të kalonin nga raundi i parë kualifikues në Conference League në të dytin.

Hungaria dhe Rumania do të kishin përfitimet më të mëdha. Me dy vendet që do të dërgonin skuadrën kampione vendase direkt në turin e dytë kualifikues të Champions League.

Përfitim do të kishte edhe Zvicra, me fituesin e Kupës i cili do të kalonte nga raundi i parë në atë të dytë kualifikues.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png