Lajme

Furkan Saliu: Çdo Qeveri ka pas dhe ka zagar’t e vet

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kandidatit të VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, të cilët në fjalimet e tyre përdorën metaforën e “zagarëve”.

“Çka jeni tek bë me k’to zagar’t?”, ka shkruar Saliu në një postim të tij në rrjetet sociale, duke nënvizuar se kjo retorikë politike ka zbritur në nivele të ulëta.

300600-Banner-AKi

Ai ka shtuar se çdo qeveri, në të kaluarën dhe të tashmen, ka pasur njerëz që luajnë rolin e “zagarëve”.
“Çdo Qeveri ka pas, do të ketë dhe ka zagar’t e vet”, ka theksuar ai.

Duke e thelluar ironinë, Saliu u ka bërë thirrje politikanëve që të hapin debatin për çështje më thelbësore që prekin qytetarët:
“Duhet të hapet debati për qen’t e m’dhej që po na han’ t’gjall”, ka përfunduar ai.

DIK-300x250-AL

3sgIgLJ.png