Lajme

FC Shkupi 7 ndeshje me 7 humbje! Shvercerat detyrojnë futbollistët t’i heqin fanellat /VIDEO

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur sot në stadiumin e FC Shkupit, njofton TV21.

Edhe pse u gëzuan se ekipi më në fund po kthehet në shtëpi dhe zhvilloi sot ndeshje në stadiumin e vet, sërish grupi i tifozëve të FC Shkup mbetën të zhgënjyer nga ekipi i zemrës.

Për shkak se ekipi nga 7 ndeshje sa ka luajtur deri më tani, që të gjitha i ka humbu, tifozët janë shprehur të revoltuar.

Ata kanë kërkuar nga futbollistët që t’i zhveshin fanellat e ekipit.

Me zhveshjen e fanellave pas ndeshjes, tifozët dërguan mesazh se trajneri nuk është i mirëseardhur dhe kërkojnë dorëheqjen e sponsorit.

Revolta vjen ngaqë lojtarët dhe stafi nuk kanë marrë paga që nga janari, ndërsa kriza në klub po thellohet çdo ditë dhe Shvercerat fajësojnë presidentin Jasin Konjali dhe trajnerin Umit Shahin për gjendjen katastrofale të klubit.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif