Lajme

“Fantazma” që drejton Donald Trump!

Shkruar nga Menachem Rosensaft

A po i rikthehet Amerika një tradite të gjatë izolacionizmi…

Pavarësisht se si llogariten fituesit dhe humbësit në marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas në Gaza, është e qartë se një humbës i madh ishin Kombet e Bashkuara.

Trump nuk e ftoi OKB-në në festën e armëpushimit dhe kjo doli të ishte e parëndësishme si për negociatat ashtu edhe për rezultatin e tyre.

Shmangia e çdo roli për OKB-në, ishte në përputhje me përbuzjen e Trump për institucionet ndërkombëtare, nga USAID-i te NATO. Shumë veta e kanë kritikuar këtë tërheqje të vazhdueshme nga institucionet globale si një largim nga traditat e gjata amerikane të lidershipit botëror.

Por, sipas mendimit tim, është një gabim ta shohësh qasjen e Trumpit ndaj politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si një shmangie nga normat e vendosura të politikave dhe sjelljes amerikane.

Përkundrazi, do të argumentoja se është internacionalizmi i 84 viteve pas hyrjes së Amerikës në Luftën e Dytë Botërore që duhet të konsiderohet një devijim.

Altruizmi ndërkombëtar nuk luajti asnjë rol në politikën e jashtme amerikane. Për sa kohë që perandorët, carët dhe mbretërit evropianë nuk kërcënonin ose nuk ndikonin negativisht në interesat amerikane, Shtetet e Bashkuara do të qëndronin shumë larg çdo ngatërrese në anën tjetër të Atlantikut.

Në vend, ashtu si jashtë vendit, ajo që po shohim në skenën politike nuk është një ndarje e paprecedentë me traditën amerikane. Më shumë është një rikthim në këto modele të vjetra.

Përçmimi i përhapur i Trumpit për institucionet ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, të kujton mënyrën se si Presidenti Ëarren G. Harding e konsideronte Lidhjen e Kombeve që po lindte pas Luftës së Parë Botërore.

“Është e drejtë t’i themi botës dhe veçanërisht bashkëpunëtorëve tanë në luftë, se besëlidhja e Lidhjes nuk mund të ketë asnjë sanksion nga ne”, deklaronte Harding në një fjalim të vitit 1921.

Në të njëjtin fjalim, Harding tha: “Unë besoj në mbrojtjen e industrisë amerikane dhe qëllimi ynë është që së pari të begatojmë Amerikën. Privilegjet e tregut amerikan për prodhuesin e huaj ofrohen shumë lirë sot dhe efekti në pjesën më të madhe të produktivitetit tonë është shkatërrimi i vetëmbështetjes sonë, e cila është themeli i pavarësisë dhe fatit të mirë të popullit tonë. Për më tepër, importet duhet të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të kostos sonë të qeverisjes.”

Altruizmi ndërkombëtar nuk luajti asnjë rol në politikën e jashtme amerikane.

Nëse fjalët e Harding tingëllojnë paksa të njohura, kjo ndodh sepse edhe qasja e Trump ndaj tarifave është e rrënjosur fort në traditën e gjatë izolacioniste amerikane të mishëruar nga administratat Harding-Coolidge-Hoover që i paraprinë zgjedhjes së Franklin D. Roosevelt në vitin 1932.

Nuk po them që ringjallja e një ideologjie ‘hardingeske’ është një gjë e mirë. Aspak. Por të kuptuarit e skenës bashkëkohore kërkon përballjen me anën më të errët të historisë amerikane, në vend që ta fshehim atë nën qilim.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png