Lajme

Fabrikat në krizë, pak shpresë për tekstilin e Maqedonisë

 Nga pakësimi i porosive deri te mbyllja e dhjetëra kompanish tekstile. Siç duket kriza në Evropë ka “goditur” edhe sektorin e tekstilit të Maqedonisë. Rritja e kostove të prodhimit, rritja e pagës minimale, si dhe produktiviteti i ulët janë arsyet kryesore për situatën në të cilën ndodhet ky sektor, shpjegojnë nga Klasteri i Tekstilit. Për më tepër shtojnë se është shumë e vështirë të gjesh tregje të reja, sepse problemi është kompensimi i pagave nuk i është përshtatur produktivitetit. Për të shtuar problemet, në këtë sektor, përveç rënies së vazhdueshme të numrit të kontratave me klientët dhe rënies së vëllimit të prodhimit, edhe numri i punëtorëve të tekstilit është i vogël.

Për zbehjen e punës së kësaj dege ekonomike që gjashtë vite më parë apo në vitin 2019, sipas të dhënave nga Oda ekonomike kishte 41,747 të punësuar dhe arriti eksporte prej 476 milionë eurosh, flasin edhe të dhënat se tani pritet që numri i punonjësve të ulet nga 25 mijë në 20 mijë.

Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve thotë se prodhuesit vendor të tekstilit po përballen me një mungesë porosish nga partnerët tradicionalë gjermanë, duke shtuar se porositë kanë rënë në mënyrë drastike. Për më tepër fabrikat vendore po punojnë me porosi më të vogla, secila prej të cilave përmban nga njëqind copë, sepse porositë nga Bangladeshi nuk pranohen për shkak të vëllimit të vogël. Mungesa e fuqisë punëtore, si dhe kostot e larta në tregun vendas, janë arsyet pse industria tekstile po bëhet jo konkurruese.

“Çmimet e shërbimeve tona, për atë që bëjmë jashtë, nuk po rriten pasi paga minimale është rritur ndjeshëm, që është 58% e mesatares, dhe kjo e ka bërë një pjesë të madhe të industrisë së veshjeve të pa fitimprurëse. Njëherësh se nga 65,000 punëtorët e mëparshëm, rreth 25,000 punëtorë aktualisht punojnë në sektorin e tekstilit, ndërsa në periudhën e ardhshme numri i të punësuarve mund të ulet me 5,000 të tjerë. Numri i të punësuarve në këtë sektor po zvogëlohet jo vetëm sepse nuk ka punë, por edhe sepse të rinjtë nuk duan të punojnë në tekstil dhe veshje”, thekson Dimitrov.

Një nga zgjidhjet është lufta për përmirësime në Ligjin për Angazhimin në Punë, i cili, sipas Dimitrovit, nuk do të ketë një kufi vjetor prej maksimumi 180 ditësh pune për pensionistët.

“Ne propozojmë që të mos ketë një kufizim vjetor për pensionistët kur ata punojnë. Nëse një pensionist dëshiron të punojë, ai mund të punojë 4 ose 8 orë dhe kjo është në rregull. Por pse t’ia kufizojmë kohën? Pse t’ia kufizojmë punën në 3 muaj, dhe ai dëshiron të vazhdojë të punojë? Duke vepruar kështu, ne do ta detyrojmë atë të punojë në ekonominë gri, në mënyrë të paligjshme. Ashtu si tani, kur të gjithë pensionistët punojnë në mënyrë të paligjshme”, tha Dimitrov. Të dhënat tregojnë se ka përfaqësim të lartë prej rreth 93% në prodhimin lon apo, dhe vetëm 7% është në prodhimin klasik. Pra dominon një punë në të cilën prodhuesit janë furnizuar me të gjitha materialet dhe udhëzimet e punës , dhe e tëra që mbetet është të shtohet puna njerëzore.

Në fillim të viti u njoftua se sektori i tekstilit pret një rënie prej tre deri në pesë përqind të prodhimit , pasi disa nga partnerët e tij të huaj janë larguar për në Bangladesh dhe Vietnam.

Me fjalë tjera, kriza në Gjermani e ka goditur rëndë sektorin tekstil të Maqedonisë. Problemi është se mbi 80 për qind e prodhimit është i destinuar për tregun gjerman, dhe për shkak të krizës ka një rënie të madhe të kërkesës. Është shumë e vështirë të gjesh tregje të reja, veçanërisht për shkak të faktit se kemi modele të vjetruara, teknologji të vjetruar dhe se nuk kemi markat tona, por përkundrazi 92 për qind e prodhimit eksportohet. Ekspertët e tregut pajtohen se që sektori të mbijetojë, nevojiten investime të reja dhe mbështetje nga shteti, përndryshe me mijëra punëtorë mund të mbeten në rrugë. Për më tepër vlerësohet se për sa kohë që lufta në Ukrainë dhe kriza në Evropë vazhdojnë, nuk ka shpresë për tekstilet e Maqedonisë, përkundrazi, mund të ketë një goditje edhe më të madhe dhe mbylljet tjera të fabrikave.

Problemet me mungesën e punëtorëve në sektorin e tekstilit kanë qenë të pranishme për disa vite, por pas krizës së Covid ato janë bërë më të ndërlikuara. Pasi markat e huaja kuptuan se nuk ka fuqi punëtore të re në industrinë tonë tekstile, ata i transferuan porositë e tyre në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Largët. Një problem shtesë është rënia e disa markave evropiane dhe recesioni në Evropë. E gjithë kjo do të rezultojë në një rritje të rënies së numrit të punëtorëve dhe eksporteve, të cilat para krizës ishin rreth 3 për qind. (koha.mk)

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png