Më 11 maj, qytetarët shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre. Për herë të parë, në këto zgjedhje parlamentare votoi edhe diaspora.
Partia Socialiste fitoi zgjedhjet me 52.14% të votave, ose 83 mandate. Ndërsa partia më e madhe opozitare, PD siguroi 37.27% të votave, ose 50 mandate.
PSD siguroi 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë, Partia Mundësia 2 mandate në Tiranë, Lëvizja Bashkë 1 mandat në Tiranë dhe Shqipëria Bëhet siguroi 1 mandat gjithashtu në Tiranë.
Nëntë ditë pas zgjedhjeve, tashmë është e qartë se kush do të jenë 140 deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvend në shtator.
PS e cila mori 83 mandate, çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur. PS vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit.
Ndërkohë, PD me aleatët, e cila mori 50 mandate, çon në Kuvend 43 deputetë nga lista e mbyllur dhe vetëm 7 nga lista e hapur.
QARKU TIRANË
PS mori 19 mandate në qarkun e Tiranës, PD-ASHM 13 mandate, nga një mandat PSD e Tom Doshit, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bëhet e Arlind Qorit. Ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt mori 2 mandate në kryeqytet.
Deputetët e PS në qarkun e Tiranës
12 në listë të mbyllur
- Edi Rama (lista e mbyllur)
- Ogerta Manastirliu (lista e mbyllur)
- Elisa Spiropali (lista e mbyllur)
- Lindita Nikolla (lista e mbyllur)
- Taulant Balla (lista e mbyllur)
- Adea Pirdeni (lista e mbyllur)
- Albana Koçiu (lista e mbyllur)
- Igli Hasani (lista e mbyllur)
- Delina Ibrahimaj (lista e mbyllur)
- Ilva Gjuzi (lista e mbyllur)
- Iris Luarasi (lista e mbyllur)
- Erion Malaj (lista e mbyllur)
- Blendi Gonxhja 24802 vota
- Erion Braçe 23864 vota
- Ervin Hoxha 20151 vota
- Fatmir Xhafaj 13673 vota
- Ornaldo Rakipi 10424 vota
- Anila Denaj 9257 vota
- Olta Xhaçka 6288 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Tiranës
- Sali Berisha (lista e mbyllur)
- Flamur Noka (lista e mbyllur)
- Albana Vokshi (lista e mbyllur)
- Belind Këlliçi (lista e mbyllur)
- Tedi Blushi (lista e mbyllur)
- Jozefina Topalli (lista e mbyllur)
- Fatmir Mediu (lista e mbyllur)
- Edi Paloka (lista e mbyllur)
- Erisa Xhixho (lista e mbyllur)
- Mesila Doda (lista e mbyllur)
- Klevis Balliu (lista e mbyllur)
- Besart Xhaferi (lista e mbyllur)
- Jorida Tabaku 20565 vota
Deputetët e partive të tjera
- Agron Shehaj -Partia Mundësia (listë e mbyllur)
- Erald Kapri – Partia Mundësia (listë e mbyllur)
- Albana Pëllumbi-PSD (listë e mbyllur)
- Redi Muçi -Lëvizja Bashkë (listë e mbyllur)
QARKU BERAT
Në Qarkun e Beratit PS mori 5 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 2 mandate. Kështu, PS nxjerr 2 deputetë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur, ndërsa koalicioni i Berishës vetëm 2 deputetët e listës së mbyllur.
Deputetët e PS në qarkun e Beratit
- Ervin Demo (lista e mbyllur)
- Enriketa Jaho (lista e mbyllur)
- Hysen Buzali 9909 vota
- Fadil Nasufi 8331 vota
- Hatixhe Konomi 4467 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Beratit
- Enno Bozdo (lista e mbyllur)
- Zija Ismaili (lista e mbyllur)
QARKU DIBËR
Nga Qarku i Dibrës, PS nxjerr dy deputetë nga lista e mbyllur Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa Agron Malaj fitoi në listë të hapur. PD-ASHM në këtë qark merr vetëm 2 deputetë nga lista e mbyllur.
Deputetët e PS në qarkun e Dibrës
- Blendi Klosi (lista e mbyllur)
- Alma Selami (lista e mbyllur)
- Agron Malaj 14744 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Dibrës
- Xhelal Mziu (lista e mbyllur)
- Denisa Vata (lista e mbyllur)
QARKU I DURRËSIT
Qarku u Durrësit u nda 8 mandate për PS dhe 6 për PD-ASHM.
Deputetët e PS në qarkun e Durrësit
- Klodiana Spahiu (lista e mbyllur)
- Milva Ekonomi (lista e mbyllur)
- Loer Kume (lista e mbyllur)
- Skënder Pashaj (lista e mbyllur)
- Aurora Mara (lista e mbyllur)
- Arkend Balla 20650 vota
- Ani Dyrmishi 13716 vota
- Etleva Budini 4910 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Durrësit
- Oerd Bylykbashi (lista e mbyllur)
- Artan Luku (lista e mbyllur)
- Manjola Luku (lista e mbyllur)
- Gent Strazimiri (lista e mbyllur)
- Igli Cara (lista e mbyllur)
- Arjan Ndoja 9150 vota
QARKU I ELBASANIT
PS mori 10 mandate në qarkun e Elbasanit dhe nxjerr 5 deputetë nga lista e hapur dhe 5 nga lista e mbyllur. Ndërkohë, për PD-ASHM ngelin 4 deputetë në këtë qark dhe Berishës i digjet një kandidat nga lista e mbyllur Aurel Bylykbashi.
Deputetët e PS në qarkun e Elbasanit
- Arbian Mazniku (lista e mbyllur)
- Bora Muzhaqi (lista e mbyllur)
- Ermal Elezi (lista e mbyllur)
- Adi Qose (lista e mbyllur)
- Evis Kushi (lista e mbyllur)
- Sara Mila 20215 vota
- Saimir Hasalla 11256 vota
- Aulona Bylykbashi 10516 vota
- Olsi Komici 10493 vota
- Agron Gaxho 6606 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Elbasanit
- Tomor Alizoti (lista e mbyllur)
- Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)
- Klodiana Çapja (lista e mbyllur)
- Blendi Himçi (lista e mbyllur)
QARKU I FIERIT
Në qarkun e Fierit, PS mori fitore të thellë me 12 mandate, ndërkohë që PDH-ASHM mori vetëm 4 mandate dhe i digjet një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Eduart Sharka.
Deputetët e PS në qarkun e Fierit
- Belinda Balluku (lista e mbyllur)
- Petrit Malaj (lista e mbyllur)
- Kidiuina Zaka (lista e mbyllur)
- Erjo Mile (lista e mbyllur)
- Ana Nako (lista e mbyllur)
- Ceno Klosi 19290 vota
- Klevis Jahaj 15680 vota
- Asfloral Haxhiu 13401 vota
- Antoneta Dhima 8731 vota
- Elton Korreshi 7243 vota
- Ramion Kurti 4793 vota
- Zegjine Caushi 4674 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Fierit
- Gazment Bardhi (lista e mbyllur)
- Luan Baçi (lista e mbyllur)
- Brunilda Haxhiu (lista e mbyllur)
- Saimir Korreshi (lista e mbyllur)
QARKU I GJIROKASTRËS
Gjirokastra u nda 3 me 1 për Partinë Socialiste. PD-ASHM merr vetëm deputetin e listës së mbyllur, Tritan Shehu.
Deputetët e PS në qarkun e Gjirokastrës
- Mirela Kumbaro (lista e mbyllur)
- Tërmet Peçi 11349 vota
- Piro Dhima 8464 vota
Deputeti i PD-ASHM në qarkun e Gjirokastrës
- Tritan Shehu (lista e mbyllur)
QARKU I KORÇËS
Në Qarkun e Korçës PS mori 6 mandate, ndërsa PD-ASHM 4 mandate.
Deputetët e PS në qarkun e Korçës
- Niko Peleshi (lista e mbyllur)
- Romina Kuko (lista e mbyllur)
- Genti Lakollari (lista e mbyllur)
- Ilirjan Pendavinji 12607 vota
- Bledi Çomo 11232 vota
- Besa Spaho 7957 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Korçës
- Ivi Kaso (lista e mbyllur)
- Ledina Alolli (lista e mbyllur)
- Bledjon Nallbati (lista e mbyllur)
- Fidel Kreka 7009 vota
QARKU I KUKËSIT
Në qarkun e Kukësit PD-ASHM mori 2 mandate dhe PS vetëm 1 mandat.
Deputeti i PS në qarkun e Kukësit
- Eduart Shalsi (lista e mbyllur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Kukësit
- Flamur Hoxhaj (lista e mbyllur)
- Isuf Çelaj 8004 vota
QARKU I LEZHËS
Në qarkun e Lezhës PS mori 3 mandate, ndërsa PD-ASHM mori 4 mandate.
Deputetët e PS në qarkun e Lezhës
- Ulsi Manja (lista e mbyllur)
- Ermal Pacaj (lista e mbyllur)
- Admir Kadeli 7586 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Lezhës
- Agron Gjekmarkaj (lista e mbyllur)
- Elda Hoti (lista e mbyllur)
- Gjin Gjoni 10285 vota
- Kastriot Piroli 6412 vota
QARKU I SHKODRËS
Rezultati në Shkodër u nda 5 mandate për PD-ASHM dhe 4 mandate për PS, e cila nxjerr deputetë vetëm nga lista e sigurt.
Deputetët e PS në qarkun e Shkodrës
- Marjana Koçeku (lista e mbyllur)
- Onid Bejleri (lista e mbyllur)
- Xhenis Cela (lista e mbyllur)
- Bujar Rexha (lista e mbyllur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Shkodrës
- Luçiano Boçi (lista e mbyllur)
- Kliti Hoti (lista e mbyllur)
- Greta Bardeli (lista e mbyllur)
- Ramadan Likaj (lista e mbyllur)
- Bardh Spahia 11119 vota
Deputetët e PSD në qarkun e Shkodrës
- Tom Doshi
- Sabina Jorgo
QARKU I VLORËS
Rezultati në Vlorë u nda 9 me 3 për Partinë Socialiste. Në këtë qark, Berisha humb edhe një deputet nga lista e sigurt, Atird Hoxha.
Deputetët e PS në qarkun e Vlorës
- Bledar Çuçi (lista e mbyllur)
- Zamira Sinaj (lista e mbyllur)
- Erjona Ismaili (lista e mbyllur)
- Pirro Vengu (lista e mbyllur)
- Damian Gjiknuri 12408 vota
- Vullnet Sinaj 10941 vota
- Ardit Bido 9212 vota
- Vasil Llajo 6203 vota
- Brunilda Mersini 5538 vota
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Vlorës
Bujar Leskaj (lista e mbyllur)
Vangjel Dule (lista e mbyllur)
Leave a Reply