Lajme

Eksperti: Vendet e Gjirit nuk do ta sulmojnë Iranin, konflikti do të zgjasë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, foli mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe mundësinë që vendet e Gjirit të përfshihen në luftë. Sipas tij, ndarjet historike dhe politikat rajonale e bëjnë thuajse të pamundur bashkimin e këtyre shteteve në luftë kundër Iranit. Ai shpjegoi se vendet si Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini janë të lidhura ngushtë me interesat amerikane dhe se siguria e tyre është pjesërisht e garantuar, por vullneti për të sulmuar Iranin nuk ekziston.

“Vendet myslimane nuk kanë qenë kurrë të bashkuara që të jenë sot të përçara. Kemi përballë vendet e Gjirit, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe shtete të tjera të Gjirit, të cilat i kanë hapur rrugë SHBA-së për të ndërtuar bazat në Lindjen e Mesme. Kjo për shkak edhe të kërcënimit iranian pas revolucionit të vitit 1979, i cili synonte të eksportonte revolucionin në të gjithë vendet e Gjirit, duke rrezikuar shtëpitë mbretërore. Në këtë kontekst, më duket tepër e vështirë të kemi një deskalim të situatës midis vendeve të Gjirit dhe të ndodhë një angazhim i tyre në luftë kundër Iranit,” tha Laçi.

Laçi vlerësoi se konflikti do të zgjasë dhe do të jetë i ndikuar nga dinamikat rajonale dhe ndërkombëtare.

3sgIgLJ.png