Dy isht drejtorë të Postës, Bujare Abazi dhe Vasko Stefanov dyshohen për punë të pandërgjegjshme duke qenë se kanë lejuar që vartësit e sektorëve të shpallin tender pa procedurë të parashikuar me Ligjin për prokurime publike. Ata dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin me mbi 32 mijë euro.
Dy ish drejtorë të Postës dyshohen për punë të pandërgjegjshme në shërbim. Në bazë të inicialeve, bëhet fjalë për Bujare Abazin dhe Vasko Stefanov të cilët, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2023, nuk kanë ushtruar mbikëqyrjen e duhur mbi punën e drejtuesve të sektorëve në institucion.
Kështu ata kanë lejuar që të ndërmerren veprime në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publik, i cili përcakton që autoritetet kontraktuese mund të kryejnë prokurime pa një procedurë prokurimi publik vetëm për rastet kur nuk kalohet shuma mbi 24,000 euro.
“Në këtë mënyrë, ata praktikisht mundësuan që prokurimet të kryhen pa një procedurë prokurimi publik me një shumë totale prej 56,546 eurosh, që përfaqëson tejkalimin e pragut të parashikuar dhe të lejuar,” thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Ata praktikisht mundësuan që prokurimet të kryhen pa një procedurë prokurimi publik.
- Shuma totale – 56,546 euro.
Me këtë, sipas ministrisë, buxheti i Postës është dëmtuar me mbi 32 mijë euro. /alsat.mk