Lajme

Donald Trump konfirmon vdekjen e Ali Khameneit!

Ne mendojmë se kjo është një histori e saktë…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë ekskluzive me NBC News deklaroi se është i bindur se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është vrarë. Ai deklaroi se raportimet e mediave për vdekjen e Khameneit janë një histori e saktë.

Ne mendojmë se kjo është një histori e saktë. Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre kanë ikur”, tha Trump në një intervistë telefonike për “NBC News”.

Trump shtoi më tej se sulmet ushtarake të sotme në Iran ishin një sukses absolut dhe se dëmet e shkaktuara ndaj Iranit do të duhen kohë që të rikuperohen.

Ne kemi shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. Do t’u duheshin vite për ta rindërtuar“, shtoi Trump.

Trump konfirmoi gjithashtu se një numër i madh udhëheqësish ishin vrarë nga sulmet e sotme në Iran. Sipas tij, udhëheqësit e lartë që marrin vendime janë eleminuar.

Nuk dua të them rreth dy persona“, shtoi presidenti pa specifikuar një numër.

I pyetur se kush do ta zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, Donald Trump tha se nuk e ka idenë, por me ironi shtoi se brenda pak kohësh do ta telefonojnë për ta pyetur se kë dëshiron ai që të jetë udhëheqësi i ri.

Nuk e di, por në një moment do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja. Po bëhem vetëm pak sarkaztik kur e them këtë“, shtoi Trump.

Kjo deklaratë vjen pasi sulmet goditën kompleksin e Khameneit në Teheran, selinë e Gardës Revolucionare, objektet bërthamore dhe qendra të tjera të pushtetit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe tym të dendur mbi kryeqytet.

Raportet nga burime izraelite, përfshirë zyrtarë të lartë dhe media si Reuters, CNN dhe Fox News, konfirmojnë se trupi i Khameneit u gjet në rrënojat e kompleksit të tij të shkatërruar, dhe se ai konsiderohet i vdekur.

Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë, përfshirë Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, kanë mohuar këto pretendime, duke thënë se Khamenei dhe Presidenti Masoud Pezeshkian janë të gjallë.

Megjithatë, Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga sulmet, dhe raportet satelitore tregojnë shkatërrim total të rezidencës së tij zyrtare. Sulmet erdhën pas tensioneve të vazhdueshme, duke përfshirë bisedimet e dështuara bërthamore dhe sulmet proxy të Iranit.

Trump ka bërë thirrje për ndryshim regjimi, duke u bërë thirrje forcave iraniane të dorëzohen dhe popullit të marrë në dorë fatin e vendit. Irani ka nisur kundërsulme me raketa ndaj bazave amerikane në rajon, por pa viktima të raportuara nga ana amerikane deri tani.

3sgIgLJ.png