Lajme

“Do ta bëjmë Star Trek realitet”, Musk: Qëllimi kryesor të takojmë alienët

Miliarderi amerikan Elon Musk tha se ëndërron të takojë alienët.

Ai e deklaroi këtë në një takim me Pentagonin.

Sipas Musk, Space X planifikon të krijojë anije kozmike të mëdha të afta për të transportuar njerëz në Hënë, Mars dhe planetë të tjerë.

Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë Star Trek realitet. Duam të krijojmë një Akademi të vërtetë të Flotës Yjore, në mënyrë që të mos jetë më thjesht fanta-shkencë, por fakt shkencor. Jemi të bindur se e ardhmja e udhëtimit në hapësirë ​​nuk është vetëm Hëna apo Marsi, por edhe planetë të tjerë. Dhe përfundimisht, në sisteme të tjera yjore, ku mund të hasim alienë ose të gjejmë gjurmë të qytetërimeve të humbura. Kjo nuk është vetëm një ëndërr – është një qëllim”, tha Musk.

3sgIgLJ.png