Lajme

Diaspora e Strugës shpall mbështetje të fuqishme për Arsim Dalipin

Diaspora e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka shprehur mbështetje të plotë dhe të vendosur për kandidatin për kryetar të komunës së Strugës, z. Arsim Dalipi.

Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e diasporës theksojnë rëndësinë e ruajtjes së procesit të lirë, të ndershëm dhe demokratik të zgjedhjeve, duke bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e manipulimeve, mashtrimeve apo shantazheve politike.

“Qytetarët e Strugës meritojnë zgjedhje të qeta, të ndershme dhe demokratike, larg çdo presioni apo ndërhyrjeje. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të votojnë me ndërgjegje të pastër për të ardhmen e qytetit,” – thuhet në reagimin e diasporës së AKI-së.

Diaspora nënvizon se Struga ka nevojë për vizion, zhvillim dhe bashkim, dhe se Arsim Dalipi përfaqëson pikërisht këto vlera.

“Le të bashkohemi për një Strugë më të mirë, me vizion dhe zhvillim, nën udhëheqjen e Arsim Dalipit.”

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png