Më 16 tetor 2025, rreth orës 15:00, në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka paraqitur kallëzim kundër një 17-vjeçari nga Tetova.
Sipas denoncimit, i mituri ka përcjellë vajzën e tij 15-vjeçare, me të cilën ndodhet në lidhje, ndërsa gjatë vitit të kaluar e ka sulmuar fizikisht, e ka keqtrajtuar psikologjikisht dhe i ka dërguar një video me përmbajtje eksplicite vëllait të saj.
Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.