Lajme

Dauti: Pse përjashtohet diaspora?  Mickoski: Dakordohuni që të ketë një njësi zgjedhore

Tema mbi të cilën dje u zhvillua debat i ashpër në lidhje me përjashtimin e diasporës në procesin zgjedhor ishte pyetje që Ilire Dauti nga FE ia parashtroi kryeministrit Hristijan Mickoski. Ajo kërkoi që propozim ligji nga nëntori i vitit të kaluar të tërhiqet dhe vendimi të jetë i pavlefshëm duke e vlerësuar diskriminues. Diaspora e përkrah ekonominë e shtetit dhe nuk meriton të përjashtohet, tha Dauti.

Qëllimi është i ndryshëm tha kryeministri Mickoski i cili shtoi se kjo është për të bërë ndryshime që do të jenë në përputhje me proceset zgjedhore kur zgjidhen kryetarë komunash dhe këshilltarë. Ai kërkoi përkrahje për t’u bërë ndryshimet e Kodit zgjedhor për një njësi zgjedhore dhe të përfshihen edhe votat e diasporës.

“Unë do t’ju thërrisja që të gjithë së bashku ta ndryshojmë kodin zgjedhor dhe të bëjmë një njësi zgjedhore dhe në atë njësi zgjedhore të lejojmë që edhe diaspora të votojë, të lejojmë të formohen vende zgjedhore në shtetet ku lejohet sipas Kushtetutës të formohen vende zgjedhore jashtë përfaqësimeve diplomatike konsullore”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër .

Dauti e pyeti Mickoskin për shkollën në fshatin afër Krushevës, Norovë, të legalizohet objekti i ndërtuar sepse, siç tha, nxënësit mësojnë në kushte të këqija. Mickoski e thirri Dautin që bashkë të shkojnë dhe ta zgjidhin këtë çështje por siç theksoi, në mënyrë ligjore për shkak se objekti është ndërtuar në një parcelë të parregulluar dhe pa leje të komunës. 

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png