Zbardhet pasuria e deklaruar nga kryeministri Edi Rama...
Pamfleti nisi dje një cikël lajmesh për pasuritë e pushtetarëve dhe sot po ndalemi te kreu i qeverisë.
Bazuar te formulari i dorëzuar në ILDKP për vitin 2024, Edi Rama ka deklaruar 3.67 milionë lekë të ardhura nga paga si Kryeministër dhe 7.16 milionë lekë të ardhura të tjera pa një përshkrim të detajuar mbi burimin e tyre duke e çuar totalin në rreth 108 mijë euro në vit ose afërsisht 9 mijë euro në muaj.
Në të njëjtin deklarim vihet re se bashkëshortja e tij Lindita Rama ka siguruar rreth 90 mijë euro të ardhura gjatë vitit ndërsa vijon aktivitetin në tregun e pasurive të paluajtshme ku gjatë vitit 2024 ka përfunduar shlyerjen e një pasurie me vlerë 429 mijë euro e blerë një vit më parë përmes pagesave dhe një kredie bankare prej 200 mijë euro të marrë në qershor 2024 me afat 10 vjeçar.
Po ashtu ajo ka deklaruar edhe blerjen e një pasurie tjetër me sipërfaqe 118 metra katrorë me vlerë 107 mijë euro ndërkohë që në deklarim rezulton edhe një ulje e gjendjes në llogaritë bankare.
Nga ana tjetër edhe djali Gregor Rama ka deklaruar të ardhura dhe lëvizje financiare përfshirë shitjen e një automjeti për 7 mijë euro të ardhura të tjera në vlerën 12 mijë euro si dhe gjendje në llogari bankare dhe cash
Megjithatë në të tre rastet kategoria e të ardhurave të tjera mbetet e pa detajuar konkretisht pasi Rama deklaron 7.16 milionë lekë bashkëshortja 9.08 milionë lekë dhe djali 12 mijë euro pa një shpjegim të qartë mbi burimin e tyre ndërkohë që në deklarime të mëparshme këto të ardhura janë lidhur me shitjen e veprave artistike. Pra Rama vijon të përdorë veprat e artit si “kamuflim” pasurie.
Pasuria e deklaruar
Edi Rama
Llogari bankare- Pakësuar, vlera: 700,472.82 ALL
Të ardhura nga paga, 3,670,943.00 ALL
Të ardhura të tjera, 7,166,154.08 ALL
Lindita Rama
Pasuri e paluajtshme- 118.00 m2, pjesa takuese: 100 %, Vlera: 10,742,449.00 ALL
Llogari bankare- Pakësuar vlera: 3,000,213.50 ALL
Të ardhura të tjera, 9,089,501.89 ALL
Kredi bankare- Data e fillimit: 27/06/2024, Data e mbarimit: 27/06/2034; Kohëzgjatja në muaj: 120; Shuma totale: 200,000.00 EUR; Shuma e pashlyer: 191,384.12 EUR
Gregor Rama
Shitur automjeti, 7,000.00 EUR
Gjendje cash, pakësuar vlera: 4,000.00 EUR
Llogari bankare, 39,757.23 ALL
Llogari bankare, 3,740.51 EUR
Të ardhura të tjera, 12,000.00 EUR /Pamfleti

