Bashkimi Europian mbajti pasdite në Bruksel Konferencën e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në një mbledhje ku delegacioni shqiptar kryesohej nga ministri i Jashtëm Igli Hasani u hapën bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas hapjes së negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3. Rama në një postim në Facebook shkruan se ritmi tejet i lartë i çeljes së negociatave tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët, të mbylljes së negociatave më 2027.
Kryeministri shkruan ndër të tjera se rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim.
“Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim
Hapja e grup-kapitullit 3, Marta Kos: Urime Shqipëri, kjo do të thotë ekonomi më e fortë
“RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM. Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur, një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, shkruan Kryeministri, Rama.