Lajme

Bislimovski: Nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë termike

Shkup – Çmimi i ngrohjes do të mbetet i pandryshuar, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator të Energjеtikës Marko Bislimovski.

Ai shtoi se komisioni mori vendim që çmimet aktuale të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në marrjen e një vendimi të ri.

Alsat e njoftoi këtë pothuajse para më shumë se një muaji në një intervistë që kishte me kryetarin e Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski.

“Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendim për zgjatjen e vlefshmërisë së çmimeve ekzistuese të energjisë termike, që do të thotë se nuk ka ndryshim të çmimit të energjisë termike në tre sistemet në qytetin e Shkupit. Ne kemi marrë këtë vendim pasi Komisioni Rregullator i Energjetikës në periudhën e kaluar ka analizuar kërkesat e çmimeve të pesë ndërmarrjeve që i kanë dorëzuar ato, duke marrë parasysh se kemi mjete fikse për prodhimin e energjisë termike, që janë në pronësi të një kompanie, janë dhënë me qira te EMV prodhimi i energjisë termike, në këtë periudhë presim vlerësimin e këtyre mjeteve fikse të përgatitura nga byroja e vlerësimit”, tha Marko Bislimovski – Kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png