Lajme

Bileta “A11” shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Aksidenti ajror i ndodhur së fundmi në Indi tërhoqi vëmendje të madhe mediatike jo vetëm për shkak të tragjedisë që shkaktoi me mbi 300 viktima, por edhe për një detaj tronditës që ka dalë në pah pas ngjarjes.

I vetmi i mbijetuar i këtij aksidenti, pasagjeri Vishuash Kumar Ramesh, rezulton të ketë qenë ulur në sediljen 11A – një vend që në mënyrë të çuditshme dhe simbolike lidhet me një tjetër aksident ajror fatal të ndodhur në vitin 1998 në Tajlandë.

Në aksidentin më të fundit, një avion i linjës Air India, tipi Boeing 787, me 242 persona në bord, u rrëzua mbi disa ndërtesa teksa ishte nisur drejt Londrës. Të gjithë pasagjerët humbën jetën përveç njërit:  Ramesh, që ishte ulur në vendin 11A.

Pas publikimit të këtij detaji, këngëtari tajlandez Ruangsak Loychusak, 47 vjeç, reagoi publikisht duke kujtuar përvojën e tij të ngjashme. Ai deklaroi se edhe ai kishte qenë ulur në sediljen 11A kur mbijetoi nga një aksident ajror katastrofik në vitin 1998.

Aksidenti për të cilin flet Loychusak ndodhi më 11 dhjetor 1998, kur fluturimi TG261 i “Thai Airëays”, nga Bangkoku në Surat Thani, u rrëzua gjatë një përpjekjeje për ulje në kushte të vështira atmosferike. Nga 132 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, humbën jetën 101 persona. Loychusak ishte një nga të mbijetuarit dhe sipas dëshmisë së tij edhe ai ndodhej në sediljen 11A.

“Kur lexova lajmin për aksidentin në Indi dhe zbulova se i vetmi i mbijetuar ishte ulur në 11A, u drodha i tëri. Nuk është një rastësi që mund ta injorosh lehtë”, tha ai për mediat tajlandeze.

Ai shtoi se për vite të tëra pas aksidentit kishte vuajtur nga trauma. “Për dhjetë vjet pata frikë të fluturoja. E ndjeja sikur nuk merrja dot frymë, edhe pse gjithçka ishte në rregull. Rrija i heshtur, shmangia bisedat, dhe nuk lejoja askënd të mbyllte dritaren pranë meje. E shikoja jashtë me ankth.”

Këngëtari vazhdoi rrëfimin e tij të dhimbshëm: “Ende mbaj mend tingujt, aromat dhe madje edhe shijen e ujit në kënetën ku u rrëzua avioni.”

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png