Lajme

Big Mama, Adelina Tahiri dhe Labi thirrje institucioneve që të organizohet koncert për Shpat Kasapin

Emisioni “Një kafe me Labin”, që transmetohet çdo të diel në Media21, këtë të diel i është kushtuar këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, të cilit sot iu dha lamtumira e fundit në Tetovë, njofton TV21.

Në këtë emision, ku të ftuara ishin dy këngëtaret nga Maqedonia e Veriut, Big Mama dhe Adelina Tahiri, u kujtuan fillimet e karrierës së Shpat Kasapit dhe jeta private e tij.

Të pyetura nga autori i emisionit, Labinot Gashi se a është e rendit që të organizohet koncert për nder të Shpat Kasapit, që të tre, njëzëri u pajtuan, pasi siç thanë, “Shpati bëri revolucion në muzikë dhe e duan të gjithë shqiptarët”.

3sgIgLJ.png