Më datë 04.07.2025 rreth orës 14.00 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik i Tetovës, kanë raportuar se tek ata një person i lënduar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, i cili, sipas raportimit, kishte rënë nga skela gjatë punës dhe si rast urgjent ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për personin N.O. nga fshati Xhepçishtë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Më datë 05.07.2025 në orën 02.05, zyrtarët e policisë të DPB Gostivari, në fshatin Çegran, të gostivarit, kanë privuar nga liria personin Sh.Sh. (50) nga fshati Çegran dhe A.I. (20) nga fshati Forinë, e Gostivarit. Gjatë një bastisjeje të kryer në përputhje me urdhërin gjyqësor, në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të Sh.Sh. më datë 04/05.07. në objektin e tij të hotelerik në fshatin Çegran, u gjetën dhe u sekuestruan tre qese plastike me substancë pluhur të bardhë të panjohur. Dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
. ……
Më datë 04.07.2025 në orën 21:00, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë, në rrugën “133” në Tetovë mbrapa një objekti hotelerik, kanë privuar nga liria personat J.J. (21) nga Tetova dhe B.J. (25) nga fshati Reçicë e Madhe, sepse gjatë një kontrolli në posedim të tyre u gjet marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 22:50, zyrtarë të policisë nga NjP Kamnjan në fshatin Novakë të Tetovës kanë privuar nga liria personat S.S. (38), J.B. (33) dhe F.I. (27) të tre nga fshati Palçisht i Poshtëm, sepse tek ata u gjet dhe u konfiskua një zipper qese me me substancë të panjohur pluhur të bardhë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.07.25 në orën 21:00, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës në rrugën “133” në Tetovë pas një kazinoje, kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, tek i cili u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 05.07.2025 në orën 04:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar në autostradën Tetovë-Gostivar tek pika e pagesës rrugore “Gostivar”, kanë ndaluar personat F.A. (41) nga Tetova dhe A.S. (30) nga fshati Dobërdoll, të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur, grindur dhe duke u sjellë në mënyrë agresive. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas neneve 4 dhe 6 të Ligjit për vepra kundër rendit dhe qetësisë publike.
………
Më datë 04.07.2025 në orën 11:15, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë në rrugën “Boris Kidriç” pranë stacionit të autobusëve në Tetovë e kanë privuar nga liria personin M.S. (18) nga Shkupi, në posedim të të cilit është gjetur një qese plastike me substancë të panjohur me ngjyrë të gjelbër bari. Gjithashtu, pas kontrolleve në sistemin e kërkimit, u konstatua se personi është në kërkim aktiv nga Gjykata Themelore Shkup 1 për veprën e dënueshme sipas nenit 242 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më datë 04.07.2025 në orën 18:15, efektivëtt e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.T. (50) nga Tetova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokalet ndihmëse në disa lokacione në Tetovë dhe në fshatin Trebosh, në Tetovë u gjetën sende me mbetje të një substance pluhuri të bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
…..
Më datë 04.07.2025 në orën 10:30 në fshatin Çegran të gostivarit, efektivët e policisë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin O.B. (30) nga i njëjti fshat është privuar nga liria për shkak të një raportimi të mëparshëm për një vepër të krye penale “dhunë në familje”. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatës.