Lajme

Bajram Rexhepi: Tetova do të ketë ndërmarrje të re publike për trafikun urban

Tetova do të ketë më në fund ndërmarrjen e vet publike për planifikim urban, rrugë dhe ndriçim”, ka komunikuar kështu planin për themelimin e ndërmarrjes publike vetëm për trafikun urban kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi.
Bajram Rexhepi vuri theksin tek përpilimi i planeve urbanistike të cilat ai premtoi se do të bëhen nga eskpertët e jo siç ka qenë deri më tani sipas dëshirës së investitorëve.
”Me “Rrugët e Tetovës”, mirëmbajtja, ndërtimi dhe ndriçimi do të jenë përgjegjësi direkte e komunës. Përpilimi i planeve detale urbanistike do të bëhet sipas kritereve profesionale dhe nga vetë komuna, e jo si deri më tani, ku planet janë hartuar sipas dëshirës së investitorëve. Punë me plan, planifikim afatgjatë dhe një qytet i ndriçuar”, ka shkruar Bajram Rexhepi në facebook.

300600-Banner-AKi

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif