Lajme

Bajram Rexhepi: Jam i sigurt se tetovarët nuk do të lejojnë që Tetova të qeveriset nga donacionet serbe

Në tubimin madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim në qendër të Tetovës, kandidati për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi, dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë ndikime të jashtme dhe abuzime të brendshme të diktojnë të ardhmen e qytetit.

“Tetovarët nuk do të lejojnë që për të ardhmen tonë të vendosin donacionet serbe, kreditë kineze apo paratë e vjedhura nga shitja e pronave tona të përbashkëta” deklaroi Rexhepi para qindra qytetarëve të mbledhur.

Ai u zotua për një qeverisje transparente, pa ndikime të huaja dhe me fokus tek nevojat reale të komunitetit.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png