Lajme

Arsimi Dalipi prezanton planin për një Strugë turistike dhe të zhvilluar – VIDEO

📍 Struga ka nevojë për drejtim të ri dhe vizion të qartë!

Ne fillojmë me një projekt madhor për të ardhmen e qytetit tonë.

✅1️⃣ Plani Gjeneral i Qytetit (2027–2037)

Ky vizion planifikues strategjik do të udhëheqë zhvillimin urban, turistik dhe social të Strugës në dekadën e ardhshme!

✅2️⃣ Plane të Detajuara Urbane për çdo lagje

Çdo pjesë e qytetit do të ketë drejtim të qartë zhvillimi, me planifikim gjithëpërfshirës, funksional dhe qasje urbane efikase.

✅3️⃣ Zgjerim dhe zhvillim urban bashkëkohor

Struga do të rritet në mënyrë të planifikuar në drejtimet lindje, perëndim dhe veri – duke nxitur zhvillimin e biznesit lokal, infrastrukturës bashkëkohore dhe cilësisë së jetesës.

💬 Ky është vizioni për Strugën tonë – një qytet bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe turistik!

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png