Lajme

Arrestohet 38-vjeçari nga Tetova, që ngacmonte vajzën e bashkëshortes

Më 14 tetor 2025, rreth orës 23:15, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Tearcës kanë privuar nga liria një 38-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj vajzës së bashkëshortes së tij, 21-vjeçare.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari për një periudhë të gjatë kohore e kishte shqetësuar të renë, duke i dërguar fotografi me përmbajtje eksplicite dhe duke i kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës.

300600-Banner-AKi

Personi është ndaluar në stacionin policor të Tearcës, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

DIK-300x250-AL

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif