Lajme

Anketë e IPIS për Tetovën: Kasami në avantazh të lehtë ndaj Rexhepit – FOTO

Instituti për Hulumtime Politike (IPIS), për llogari të servisit publik TVM, ka publikuar rezultatet e një ankete lidhur me zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës.

Sipas të dhënave, kandidatët aktual i Komunës së Tetovës Bilall Kasami është në epërsi me 25.2% të mbështetjes, ndërsa kandidati i AKI-së Bajram Recepi gëzon 22.8% të mbështetjs. Kandidatja Katka Bozhinoska ka marrë 3.2%, ndërsa opsioni “të tjerë” ka marrë 4.4% të përkrahjes.

Megjithatë, pjesa më e madhe e qytetarëve, plot 44.4%, kanë deklaruar se nuk dinë ose nuk janë përgjigjur, çka tregon një shkallë të lartë të pavendosmërisë në mesin e elektoratit tetovar.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png