Lajme

Analisti Andoni: “Fatkeqësi t’i kesh në rajon serbët!”

Analisti Ben Andoni ka komentuar qëndrimin e Serbisë ndaj të kaluarës dhe drejtësisë ndërkombëtare, gjatë emisionit “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN. Sipas Andonit, megjithëse Beogradi dorëzoi Slobodan Millosheviçin në Gjykatën e Hagës, kjo nuk përbën as shlyerje fajësie dhe as ndarje me historinë e errët të viteve ’90.

“Akti më i madh i serbëve ishte kur çuan Millosheviçin në Hagë, por kjo nuk është larje duarsh me historinë dhe drejtësinë e asaj kohe,” u shpreh Andoni, duke nënvizuar se Serbia ende mban hapur shumë plagë dhe hesape me të kaluarën e saj.

Sipas tij, filozofia shtetërore e Serbisë bazohet në idenë se janë një popull i vuajtur dhe i persekutuar, çka është e pranishme në mënyrën se si perceptojnë veten në rajon. “Ata, në thelb të filozofisë së tyre shtetërore, kanë idenë që janë populli vuajtës,” tha Andoni.

Ai shtoi se këtë bindje e vuri re personalisht gjatë një vizite të fundit në Beograd. “Para pak javësh kur isha në Beograd, pashë një parullë që nuk hiqet: ‘Ne jemi viktimat e vërteta në Ballkan.’ Kjo është pjesë e filozofisë së tyre,” përfundoi ai.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png