Lajme

Amir Kovaçi, 16-vjeçari gjeni në fushën e shkencës dhe Inteligjencës Artificiale – VIDEO

Amiri Kovaçi është një nxënës i shkëlqyer në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, njihet nga mësuesit dhe shokët si një gjeni në fushën e shkencës dhe Inteligjencës Artificiale.

Armiri kujton se pasioni për Inteligjencën Artificiale lindi kur ishte akoma në shkollën 9-vjeçare.

“Nga fundi klasës së 8-të fillimi i klasës së 9-të, e fillova, më pëlqeu dhe nisa ta ndjek. Olimpiada e fundit që mora pjesë ishte olimpiada botërore e inteligjencës artificiale e zhvilluar në Kinë. Duhet të programonim ose të krijonim modele të inteligjencës artificiale të ndryshme, ndërsa si skuadër duhet të programonim një robot që te ishte i aftë të bënte punë të ndryshme shtëpie”, tregon adoleshenti.

Ëndrra e tij është të përmirësojë “CHATBOT”, në mënyrë që ata të japin përgjigje me ndjenja dhe emocione, ashtu si njerëzit.

“Pasi  të mbaroj një Bachelor te vazhdojë Master për zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe programimin dhe krijimin e modeleve. Dua të krijoj, përmirësoj  “CHATBOT”, kur të na kthejnë përgjigj të jetë përgjigje që ta ndjejnë të krijojë një bashkëbisedim humanë, kjo është e vështirë për tu arritur sepse ndenja e njeriut nuk janë të rikrijueshme, por dua t’ia arrij t’i afrohem”, shprehet ai.

I pyetur nëse e shikon Inteligjencën Artificiale konkurrent për njerëzit, Amiri u shpreh:

“AI nuk duhet ta shohim si konkurrent por si një ndihmës, nëse ka raste qe AI del jashtë kontrollit sepse nuk i  vendosim limitet e duhura, atëherë po, do jetë rivali jonë, mund të na bëjë dhe dëme. Më pëlqen të merrem me këtë fushë premtuese dhe ndihem i inkurajuar”.

Armiri, me talentin dhe pasionin e tij për inteligjencën artificiale, shërben si një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij, duke i motivuar të eksplorojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushat e shkencës dhe teknologjisë.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif