Lajme

Ali Ahmeti: S’e kam inat Bilallin, por është i papërgatitur ta drejtojë Tetovën

Në një tubim madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në qendër të Tetovës, lideri i Ali Ahmeti, dërgoi një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë për zgjedhjet vendore të 19 tetorit, duke mbështetur fuqimisht kandidatin Bajram Rexhepi.

“Po të bësh një krahasim në mes të Bajram Rexhepit dhe Bilallit është si nata me ditën. Nuk kam kurfarë inati me Bilallin por është i paditshëm dhe i pagdhendur për të drejtuar Tetovën e dy Universiteteve siç e tha Sela.

Është i pa pregaditur dëshmoj koha se si e drejtoj Tetovën edhe pse Bajrami nuk hyri në detaje se sa miliona janë të shkuara kot dhe kanë përfunduar në xhepat e njerëzve apo të grupeve të interesit.”

Ai theksoi se Tetova ka nevojë për një njeri me përgatitje profesionale, integritet dhe kulturë politike, jo për eksperimente të dështuara që e kanë kthyer qytetin në krizë funksionale dhe degradim institucional.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png