Reagim nga Aleanca Kombëtare për Integrim – Strugë
Mendi Qyra falënderon Mijallkovin dhe rikthen bashkëpunimin e vitit 2009!
Në tubimin e mbrëmshëm, pamë një pankartë të qartë ku kandidati Mendi Qyra përshëndet dhe falënderon Mijallkovin — një kujtim i hidhur për qytetarët e Strugës, që i rikujton periudhën e bashkëpunimit të tij të vjetër me strukturat e VMRO-DPMNE-së.
Ky gjest nuk është i rastësishëm. Ai është dëshmi e qartë se pas gjithë retorikës për “pavarësi” dhe “vlera qytetare”, qëndron një rikthim i plotë në skenarin e vjetër të vitit 2009, kur Struga u la në dorë të të tjerëve dhe u nënshtrua interesave të jashtme.
Struganët e dinë mirë kush e çoi qytetin drejt përçarjes dhe kush po e ringjall atë frymë sot.
Faleminderimet ndaj Mijallkovit nuk janë shenjë mirësjelljeje — janë dëshmi e varësisë politike.
Ne në Aleancën Kombëtare për Integrim jemi të bindur se Struga nuk kthehet më prapa.
Struga e bashkuar rreth Doktor Arsim Dalipit dhe Faton Pollozhanit është garancia që qyteti ynë të mbetet në duar të sigurta, shqiptare dhe të bashkuara.