Aleanca për Shqiptarët ka bërë të ditur se ka themeluar Shtabin Komunal në Komunën e Bërvenicës, ku për kryetare të shtabit u zgjodh Agnesa Zenuni.
Deputetja Ilire Dauti, përmes një njoftimi publik, tha:
“Bashkë me aktivistët dhe anëtarët e rinj që i janë bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët, themeluam Shtabin Komunal në Komunën e Bërvenicës, ku për kryetare të shtabit u zgjodh Agnesa Zenuni. Një fillim i mbarë për mobilizim sa më të madh që në Nëntor të rikthejmë Komunën!”