Lea Ypi flet pas zërave se do të jetë kryministre teknike…
Ditët e fundit, në media është përfolur emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, në “DritareTV”, Ypi komentoi me ironi këtë ide, duke e përshkruar situatën si një lloj Big Brother-i politik. “Ky është Big Brother-i që vazhdon në politikë”, tha ajo.
Ypi tregon simpatitë e saj politike, qëndrimet ndaj aleancave historike dhe rolin e analizës intelektuale në vlerësimin e aktorëve politikë të sotëm, duke bërë dallimin mes historisë së largët dhe politikës aktive.
-Çfarë është kjo historia që do të bëhesh kryeministre e qeverisë teknike?
Lea Ypi: Çfarë është kjo? Kjo është Big Brother-i që vazhdon në politikë.
-Big Brother ë?
Lea Ypi: Po. Hyri njëri, doli tjetri.
-S’të ka takuar njeri, s’ka thënë njeri…
Lea Ypi: Pse duhet të më takojnë?
-Por çfarë ishte kjo që doli?
Lea Ypi: Po kush do të më takojë?
-Po ku e di unë, a të ka takuar njeri?
Lea Ypi: Po pse duhet, si takohem? Pse kështu bëhen takimet që kryeministrat, ku jemi ne? Ne nuk jemi në monarki absolute që të takon edhe thotë ti je. Është demokraci. Si, si u bëkan këta kryeministrat me takime?
-Tani, aq demokraci e kulluar nuk jemi dhe mos… Jemi në Shqipëri.
Lea Ypi: Tani nuk e di unë, jo. Se unë, domethënë, po mendohem për këtë, që si del kjo? Si mund të takohesh ti?
-I pari e ka shkruajtur një gazetar, Peka, që Lea Ypi do jetë kryeministre teknike. Tani…
Lea Ypi: Siç thonë, nuk e di, se unë nuk i njoh as emrat se po t’i kisha emrat e Big Brother do të jepja, si thonë, hyri Kiara, doli Flori, erdhi ky. Ashtu po na e bëjnë edhe kryeministrat. Kjo është Big Brother në Shqipëri, me emra.
-Ti s’ke asnjë kontakt, asnjë propozim, askush.
Lea Ypi: Big Brother-i që vazhdon në politikë.
-Jo e kuptoj, po nuk ke asnjë propozim nga askush?
Lea Ypi: Po si jepen propozimet? Si bëhen propozimet?
-Të ka takuar dikush, të thotë hajde?
Lea Ypi: Ne jemi në… Me sa e di unë, me sa e njoh Shqipërinë, në Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, multipartake, apo jo? Unë nuk kam qenë asnjë ditë në politikë në Shqipëri, në asnjë parti.
-Në përgjithësi…
Lea Ypi: Po përshkruaj kontekstin juridik shqiptar. Ne, unë nuk kam bërë asnjë ditë politikë në Shqipëri. Si kush vjen? Si vjen? Si thotë, hajde bëhu ti?
-Okej. Ta shpjegoj, ta shpjegojmë, domethënë ti po më pyet mua.
Lea Ypi: Domethënë, më thu mua, hajde ti dhe do bëhesh ti kryeministër. Ku është kjo? Kjo as në sulltanatin e Bruneit nuk është…. Nuk di domethënë.
–Okej, okej, ti je në rregull. Ta them unë, dëgjosh. Në librin tim, ke se si u bë kryeministër Bashkim Fino. Ishte duke luajtur tavëll. E merr Namik Dokle, ju them e ka treguar vetë, se është, është bërë për rahmet i shkreti dhe nuk jeton. E merr Namik Dokle, Bashkim, si je? Mirë. Çfarë po bën? Po loz tavëll tha me ca shokë. Se i çoi tha, se të kërkojnë në telefon. Tha, mirë mirë tha, bëhu gati tha, merre një kostum tha, se do të bëhesh kryeministër. Ore Namik tha, jemi në ’97-ën tha, kohë gjete për t’u tallur i tha. Po të vjen helikopteri tha dhe do të marri. Nuk e besoi. Vazhdoi tavllën. Erdhi helikopteri në Gjirokastër, i thanë vishu shpejt i thanë dhe e morën, e çuan në Tiranë u bë kryeministër.
Lea Ypi: Ja kur të vijë helikopteri të më marri.
-Kë zgjedhe mes Edi Ramës dhe Sali Berishës?
Lea Ypi: Për të gjallë nuk flas, sepse bilancet historike të kryeministrave nuk mund të vlerësohen ndërkohë që ata janë ende aktivë. Unë jam analiste, jo studiuese e politikës dhe kam një qasje intelektuale që sheh historinë nga larg dhe me distancë, jo si aktorët e përditshëm të politikës si Sali Berisha dhe Edi Rama, që janë akoma aktivë dhe vendimet e tyre vazhdojnë të merren. Kur të mbarojnë dhe të kenë mbyllur karrierën, ne do t’i studiojmë.
