Lajme

Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, ‘Smart City’, Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike

Arben Ahmetaj ka sjellë detaje të reja mbi atë që e konsideron një tjetër aferë të qeverisë, këtë herë lidhur me tenderin për avionët zjarrfikës. Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, ish-zëvendëskryeministri tha se informacionet që disponon për këtë procedurë i ka depozituar dhe se gara ishte zhvilluar mes “Thrush Aircraft” dhe “Air Tractor”.

Është një lloj kthimi mbrapa, ku unë i kam depozituar elementet e informacionit me çka duhet. Gara ka qenë ndërmjet ‘Thrush Aircraft’ dhe ‘Air Tractor’. ‘Thrush Aircraft’, që ka këtë emrin EFA Holding, janë kompanitë e vetme të prodhimit të avionëve zjarrfikës”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, tenderi kishte një vlerë prej rreth 14.4 milionë eurosh dhe parashikonte blerjen e dy avionëve “floating”. Ahmetaj tha se autoriteteve u ishte argumentuar teknikisht se avionët duhet të ishin me rrota, por kjo alternativë nuk ishte pranuar. Ai e lidhi këtë vendimmarrje drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilit gjatë intervistës i referohet si “kreu i organizatës”.

Kanë hapur tenderin me 14.4 milionë, plus ose minus, euro për dy avionë ‘floating’, pra jo me goma, por me gomone, le ta themi. I është thënë me argumente tekniko-shkencore që duhet të jenë me goma. S’ka pranuar, sepse kreu i organizatës e ka pasur të drejtpërdrejtë logjikën që do të shkonte te ‘Air Tractor’”, tha Ahmetaj.

Një nga elementet kryesore të denoncimit të Ahmetajt lidhet me ofertën që, sipas tij, EFA i kishte dërguar qeverisë. Ai tha se kompania kishte ofruar tre avionë për të njëjtën shumë prej 14.4 milionë eurosh, me zotimin se do t’i sillte në Shqipëri deri më 26 maj, në kohë për sezonin e zjarreve.

Atëherë EFA i ka shkruar në zyrë dhe i ka thënë: ‘Ore, me 14.4 milionë euro, unë ju sjell tre avionë me goma dhe jua sjell deri në 26 maj, që t’i keni për zjarret’. Ermal Raketa është entuziazmuar një moment”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas versionit të paraqitur prej tij, situata ndryshoi më pas dhe EFA u skualifikua nga gara. Ahmetaj pretendoi se vendimi erdhi pas ndërhyrjes së personit që ai e quan “komandanti”, ndërsa përmendi drejtpërdrejt edhe Ermal Raketën.

Mirëpo, kur është thirrur përpara komandantit, i është hequr veshi Ermal Raketës. Dhe Ermal Raketa e skualifikon EFA-n. Sot e kësaj dite ka shumë gjëra këtu. Sot e kësaj dite nuk kanë ardhur avionët”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj e lidhi përfundimin e kësaj procedure edhe me situatën e zjarreve në vend. Sipas tij, nëse do të ishte pranuar oferta alternative, avionët do të kishin mbërritur që në maj dhe do të ishin përdorur gjatë sezonit të zjarreve.

“Do kishin ardhur avionët, shqiptarë të nderuar, do kishin ardhur avionët në maj. Do kishin fluturuar, do të shuanin zjarret. Është zjarri që ka lënë kreu i organizatës, vetëm që t’i kalojnë paratë ‘Air Tractor’”, përfundoi Ahmetaj.

1 ORE ME PARE

Akuza e fortë e Ahmetajt: Politikanë dhe njerëz të drejtësisë “notojnë” në kriptomonedha

Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”:

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj personave brenda sistemit të drejtësisë dhe kabinetit qeveritar, lidhur me mënyrën se si ata i fshehin pasuritë.

Ahmetaj deklaroi se ka persona brenda drejtësisë dhe Qeverisë të cilët ‘notojnë në kriptomonedha’. Ish-zëvendëskryeministrit ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj eksponentëve të drejtësisë dhe politikës, por pa përmendur emra konkretë dhe pa bërë të ditur se kujt i referohet.

“Nuk kam unë as kripto, edhe ka brenda drejtësisë që notojnë në kripto, dhe brenda kabinetit që notojnë në kripto. As kriptomonedha nuk më gjetën asgjë. Asgjë!

E nisën me zell, thanë: çfarë do ketë… Nuk ju besohet. Çfarë do ketë ky! Se e kishte sajuar kreu i organizatës.

Kreu i organizatës sot ha kumbulla dhe dardhë dhe kanë ngrënë gjatë gjithë kohës kumbulla dhe dardhë në kurriz të Shqipërisë”, tha Ahmetaj në një intervistë për “Çim Peka Live”

1 ORE ME PARE

Nga Kadastra te Aeroporti i Vlorës, Ahmetaj rendit skandalet e qeverisë: Valon Ademi del te “Smart City”

Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”:

Arben Ahmetaj ka bërë një listë të gjatë të atyre që, sipas tij, janë afera dhe çështje të pahetuara të qeverisë, duke deklaruar se për një pjesë të tyre disponon dosje dhe materiale që i janë dërguar.

Në qendër të deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit ishte edhe Valon Ademi, ortak në projektin e Aeroportit të Vlorës. Ahmetaj e cilësoi Aeroportin e Vlorës si “grabitje” dhe tha se Ademi rezulton indirekt edhe në projektin “Smart City”. Ai shtoi se disponon llogari dhe materiale për këtë projekt.

Për “Smart City”, Ahmetaj ngriti pikëpyetje mbi koston, duke thënë se nga llogaritë e tij një kamerë kushton rreth 560 dollarë, ndërsa projekti arrin në rreth 130 milionë dollarë. Ai e vuri theksin edhe te fakti që, sipas tij, projekti po zhvillohet pa tender dhe kërkoi të dijë pse Komisioni Europian nuk ka reaguar.

Lista e çështjeve të ngritura prej Ahmetajt nuk u ndal aty. Ai përmendi Kadastrën, si dhe investimet në rrugë dhe tenderët publikë, duke akuzuar drejtësinë se në disa raste nis të prekë çështjet dhe më pas nuk vijon me hetimet. Sipas tij, në këto procedura ka shpërdorime dhe pabarazi në tendera.

Ahmetaj solli më pas çështjen Becchetti, duke përmendur një faturë prej mbi 130 milionësh, si dhe “Albanian Files”, të cilën e cilësoi si një material që, sipas tij, përmban të dhëna të mjaftueshme për hetim. Në këtë pikë ai kërkoi të ndiqet rrjedha e parave, duke përmendur edhe arkitektë të huaj dhe lobime.

Arben Ahmetaj: Kadastra. Kujt ia tregojnë këta që vijnë dhe arrestojnë Arben Ahmetajn, ndërkohë që gjithë shpërdorimet e dyshes dhe të dysheve nuk i prekin? Janë çmendurira. Unë i di dhe i kam me dosje. Njerëzit më dërgojnë pafundësisht materiale.

Te rrugët bëjnë sikur i prekin dhe pastaj nuk i prekin. Ka shpërdorime, ka pabarazi në tendera. Grup i strukturuar kriminal, me në krye kreun e organizatës.

E dini për çfarë më kanë akuzuar në dosjen time? Unë jam akuzuar për korrupsion, por nuk kam asnjë punonjës administrate. Është ish-gruaja, gruaja, qytetarë që kanë shitur dhe kanë blerë. Ndërkohë, këtu është bërë nami.

Becchetti, 130 e kusur milionë. ‘Albanian Files’ është aktakuzë e pastër, që tregon me detaje të shkruara dhe të pranuara se çfarë ka bërë ky. Ndiq paratë, po deshe, edhe me arkitektët e huaj, ku kanë qarkulluar dhe çfarë lobimi kanë bërë.

Ka guxuar ky sikur njëri është Oktavian Augusti dhe tjetri Agripa, sikur do të ndërtojnë Romën dhe do të lënë fytyrën e vet. Aeroporti i Vlorës, grabitje. Valoni të ketë kujdes, se i del fytyra edhe te ‘Smart City’.

I kam këtu llogaritë e ‘Smart City’, sepse mbase nuk do të arrijmë dot në kohë. Nuk kam punë as me njërin dhe as me tjetrin, por po të them që rezulton indirekt te ‘Smart City’. Kam bërë llogaritë: një kamerë është 560 dollarë, e blen me shumicë. Kujt ia tregon ky 130 milionë dollarë? Pa tender.

Po ku është Komisioni? Si ka mundësi që Komisioni nuk flet fare? Ku është Komisioni Europian?

Kemi përsëri Durrësin. Janë devijuar para të buxhetit të shtetit nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme. Pastaj do të shkojë Sani në Durrës, do të prodhojë këtë data center-in me çmimet e këtij dhe do të gëlltisë 3.2 megavat në orë në një data center, që ka shumë mundësi që me aq të prodhojë edhe kripto dhe pastaj të kanalizohen, larg qoftë, te Jet Bank.

Pastaj të atashohen edhe biznesmenë vendas të të shpurës dhe t’i jepet çmimi i KESH-it. Po sikur të vijnë 100 data center-a, do t’ua japësh të gjithëve?

1 ORE ME PARE

“Nëse Rama e gëlltit, vdiq Shqipëria dhe fitoi kanceri”, Ahmetaj: Protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene

Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”:

Në intervistën ekskluzive sot në mbrëmje në Çim Peka Live’ Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet për protestën që sot ka hyrë në ditën e 100-të. Ai e quan gjëja më e bukur në këto 30 e ca vite. Se protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene ë qoftë se ky arrin të gëlltisë protestën, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri.

Pjese nga intervista

-Jemi në pjesën e tretë dhe të fundit të emisionit. Në fillim desha t’ju pyes për protestën. E shikoni si i jashtëm, jeni i përfshirë apo prisni realisht diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Unë jam aspak i jashtëm dhe jam totalisht i përfshirë, pavarësisht se fizikisht s’jam dot. Jam emocionalisht i përfshirë, jam me gjithë shpirtin tim i përfshirë. Unë jam student i dhjetorit ’90-’91, me kontributin tim shumë modest me qindra e qindra studentë apo intelektualë. Jam student i grevës së urisë dhe të rrëfehem brenda vetes, me tre-katër gjëra që mund të krenohesha, kjo ishte një nga elementët.

-Keni kontakt, keni komunikim me elementë të protestës?

Arben Ahmetaj: Çfarë vlere ka domethënë…

-Po ku jeni i përfshirë? I përfshirë emocionalisht, prisni diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Patjetër, kam një kontakt me një familjarin tim që shkon përditë. Kam kontakt me protestën sepse flas me të, me familjarin tim që shkon në protestë përditë, që ka shkruar dhe thotë: “Kam gjetur shpirtin dhe zemrën”, thotë kur shkon atje. Por nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me Shqipërinë.

Protesta, që vazhdon prej tre muajsh, gati 100 ditë në rrugët e Tiranës, po ta them, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë në tridhjetë e ca vite. Ne sigurisht që mund të numërojmë heqjen e vizave, mund të numërojmë NATO-n, mund të numërojmë suksese të tjera sa të duash, po ky është suksesi më i madh i një shoqërie që rrezikonte të humbiste shpirtin dhe ndërgjegjen shoqërore.

Ata burra dhe gra, vajza dhe djem, që ky i stigmatizon, i përqesh, i quan sorra, i quan çfarë të duash ti, janë pulsi spektakolar i ndërgjegjes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Se aty ka nga diaspora, që janë pjesë e aortës së pastër që bën luftë kundër qelizës alfa kancerogjene.

Protesta, unë asnjëherë s’e kam humbur shpresën, dhe ne kemi biseduar, kam thënë shqiptarët do marrin fatin e tyre në dorë. Kjo që i ka ndodhur shqiptarëve me këtë kreun e organizatës është gjëmë e madhe që s’i ka ndodhur as me Esat Pashë Toptanin po deshe ti. Ky po shet Shqipërinë, shokët, çfarë i del përpara, të zgjasë një ditë në karrige. Një ditë në karrige.

Dhe segmentet e drejtësisë e ndihmojnë të bëjë këtë që ka bërë. Deri më sot, se të kishte drejtësi, s’do kishte protestë. Të kishte SPAK, këta mamanë, siç i referohen naivisht ndonjëherë, ndonjëherë edhe juve. Të opozitës… më fal që të drejtohem ty, po flas për opozitën.

Ore, i rroftë Belindit, Gazit, apo qoftë edhe Saliut që më ka rënë në qafë tërë jetën pa të drejtë, që bëjnë ato betejat. Se përtej ka anëtarë të opozitës që kanë bërë edhe mbrëmje poetike me kreun e organizatës. Edhe flasim me fjalë të zgjedhura dhe të buta tani kur flasim.

Protesta i ka dhënë mësim gjithë Shqipërisë dhe opozitës i ka dhënë mësim. Dhe po të them, në qoftë se ky arrin të gëlltisë protestën, nuk ka Shqipëri. U mbyt protesta, të dashur qytetarë, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri.

3sgIgLJ.png