Lajme

Ushtria izraelite vret 15 palestinezë që prisnin ndihma humanitare

Të paktën 15 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur të shtunën, kur forcat izraelite hapën zjarr mbi një grup civilësh që po prisnin ndihma humanitare në Gaza.

Grupi i civilëve po priste pranë qendrave të ndihmës amerikano-izraelite, afër korridorit Netzarim në pjesën qendrore të Gazës, thanë burime mjekësore për Anadolu.

Dëshmitarët deklaruan se automjetet ushtarake izraelite dhe dronët hapën zjarr në mënyrë të pakontrolluar ndaj civilëve të mbledhur në vendin e shpërndarjes së ndihmave.

Ky është një tjetër incident vdekjeprurës në vargun e ngjarjeve ku palestinezët humbin jetën ndërsa përpiqen të marrin ndihmë humanitare, në kushtet e një krize humanitare gjithnjë e më të thellë në Gaza.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png