Lajme

MMPT: Kasami e përdor varfërinë për vota, nëse e ka hallin e tetovarëve le t’i ulë çmimet e shërbimeve komunale ashtu siç i rriti

Shoqata Më Mirë për Tetovën (MMPT) ka kritikuar vendimin e Komunës së Tetovës për ndarjen e vauçerëve me të cilën mund të paguhen vetëm shërbimet komunale. Sipas tyre ai e bën këtë për të përfituar vota për zgjedhjet e ardhshme lokale. 𝗞𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗻𝗲̈𝘀𝗲 𝗮𝗶 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗸𝗮 𝗵𝗮𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁’𝗶 𝘂𝗹𝗲̈ 𝗰̧𝗺𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲.

❓ Paralajmërimi i djeshëm i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për ndarjen e ndihmave të njëhershme financiare ngre disa çështje të rëndësishme.

📢 Ne propozojmë që, në vend që kjo ndihmë të jepet vetëm një herë dhe pikërisht në periudhë parazgjedhore, Komuna të angazhohet që ndihma të tilla të ofrohen çdo vit, në mënyrë të rregullt dhe transparente. Përndryshe, dyshimet për manipulime me motive elektorale mbeten plotësisht të arsyeshme.

🔊 Gjithashtu, duke qenë se partia e Bilall Kasamit është pjesë e qeverisë qendrore, i bëjmë thirrje që të ndërmerren masa konkrete në nivel shtetëror për përmirësimin e mirëqenies sociale të familjeve në nevojë në Tetovë, përmes institucioneve përkatëse dhe jo vetëm përmes komunës.

❌ Nën drejtimin e Bilall Kasamit, Komuna e Tetovës ka rritur tatimin mbi pronën me 50%, çmimin e ujit me 100% dhe tarifat e mbeturinave nga Saubermacher me 200%, duke rënduar ndjeshëm xhepin e qytetarëve. Nëse mirëqenia e qytetarëve është vërtet prioritet, e ftojmë kryetarin Kasami që të rikthejë çmimet e shërbimeve komunale në nivelet e mëparshme, duke dëshmuar kështu kujdes të sinqertë për interesat e qytetarëve.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png