Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi të Burgut të Tetovës për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Ai dyshohet se ka krijuar një dokument të rremë që është përdorur në një procedurë trashëgimore.
Përmes kësaj vepre penale është dëmtuar personi fizik dhe juridik nga Kërçova.
“Kallëzim penal kundër D.M. nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal. I denoncuari D.M., gjatë marsit të vitit
2023 si dokumentarist në Stacionin Policor Tetovë, ka përgatitur një akt zyrtar – Njoftim drejtuar një avokati me përmbajtje të rreme”, raportoi Policia.
Në njoftim ishte keqpërdorur edhe nënshkrimi i shefit të stacionit policor, ndërsa ky dokument nuk ishte regjistruar në evidencën e policisë.