Lajme

Infermieret e Spitalit të Tetovës tërhiqen nga protesta, ja arsyeja

Protesta e infermierëve pa vendime pune në Spitalin e Tetovës është ndërprerë, përcjell TV21. Ashtu siç u kërkua nga menaxhmenti i Spitalit, infermieret formuan grup të punës dhe dorëzuan kërkesat e tyre, ndërkaq, kërkuan takim me drejtorin Agim Berisha, por nuk u pranuan.

“Shkaku i mos-përkrahjes nga vetë organet kompetente të Spitalit Klinik Tetovë, kolegëve, sindikatave dhe nga mobingu i bërë nga komentet live dhe nëpër rrjete sociale nga vet populli që ne e shërbejmë, vendosëm që ta ndërpresim dhe të tërhiqemi në heshtje nga kjo protestë. Mirëpo, kjo heshtje nuk do të thotë që ne dorëzohemi dhe nuk vazhdojmë të kërkojmë të drejtën tonë për punësim”, tha njëra nga infermieret./tv21

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png