Javën e kaluar, nga data 19 deri më 23 maj 2025, Assoc. Prof. Dr. Sc. Kushtrim Ahmeti nga Universiteti i Tetovës ishte mysafir në Departamentin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit.
Kushtrim Ahmeti ka lindur më 13 qershor 1984 në Kumanovë (Maqedonia e Veriut), ndërsa studimet e doktoraturës për filozofi i ka përfunduar në vitin 2016 në Universitetin e Tiranës. Ka qenë rektor i UT-së ndërsa tani ushtron postin e dekanit pranë fakultetit Filozofik.
Kushtrimi aktualisht ligjëron në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës këto lëndë: Hyrje në Filozofi, Filozofi Politike, Filozofi e Moralit dhe Antropologji Filozofike. Ka botuar disa artikuj shkencorë në fushën e filozofisë politike dhe ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore ndërkombëtare.
Profesor Kushtrimi mbajti dy ligjërata jashtëzakonisht interesante për studentët e fakultetin e filozofisë të Universitetit të Zagrebit. Në ligjëratën “Mendimi postmodern i Michel Foucault”, Ahmeti theksoi ndikimin vendimtar që kishte Foucault në teorinë postmoderniste dhe prezantoi analizën e tij të pushtetit dhe racionalitetit nga aspekte të shumta të diskurseve dhe institucioneve moderne, duke e kundërshtuar atë me qasjet totalizuese moderne.
Në ligjëratën e dytë, me titull ““Konceptet postmoderne të edukimit të Foucault dhe marrëdhënia e tij me disiplinën””, Ahmeti u ndal në raportin ndërmjet disiplinës, ndëshkimit dhe edukimit në veprën e Foucault-it. Ai shpjegoi se për Foucault, disiplina dhe normalizimi janë teknika kyçe të pushtetit bashkëkohor që formësojnë sjelljen e individëve. Ai paraqiti analizën e Foucaltit për pushtetin si një mjet për të kuptuar strukturat represive dhe si një thirrje për rezistencë, veçanërisht në kontekstin e grupeve të margjinalizuara, thuhet në njoftimin e Universitetit të Zagrebit.