Donald Trump po e vë sistemin e paprovuar nën një presion të madh, shkruan The Economist në analizën kryesore të javës.
“Gjithmonë një strehë në kohë të rrezikshme, Amerika është bërë vetë një burim paqëndrueshmërie.”
Lista e anktheve është e gjatë. Borxhi qeveritar po rritet me një ritëm alarmues. Politika tregtare është e rrethuar nga konflikte ligjore dhe pasiguri. Donald Trump po sulmon institucionet e vendit. Investitorët e huaj janë të trembur dhe dollari ka rënë. Megjithatë, çuditërisht, një rrezik edhe më i madh fshihet ende pa u vënë re” – shkruan “The Economist” në përmbledhjen e analizën kryesore të kësaj jave.