Lajme

Kostoja e ndërtimit ka pësuar rënie për objektet e reja të banimit në RMV

Në Maqedoninë e Veriut është ulur kostoja e ndërtimit të objekteve të reja për banim, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2021 ka rritje.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e vitit paraprak indeksi i kostos në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit individual është 98.5, e kostos për materiale 99.6, ndërsa e kostos për punonjësit 96.4”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Kosto e ndërtimit në krahasim me vitin 2021 ka shënuar rritje për 24.3 përqind, ashtu që kosto e materialit ka shënuar rritje për 15.1 përqind, ndërsa kosto e punëtorëve për 51 përqind.

Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, kosto e punonjësve është ulur për 3.6 përqind. (portalb.mk)

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png