Lajme

SHBA nis ‘biznesin’ pas arrestimit të Maduros, Trump: Kemi marrë 50 mln fuçi naftë në Venezuelë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se kanë tërhequr 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela që pas arrestimit të ish-presidentit Maduro.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se 50 milionë fuçitë e nafëts nga vendi i Amerikës së Jugut ishin marrë në katër ditët e para, pas ndërhyrjes së tyre.

Trump tha më tej se sasia e naftës së marrë nga Venezuela tashmë po shitje në tregun e hapur dhe se kjo gjë po ndihmon në uljen e çmimit të nafëts.

“Ne po i ulim çmimet e naftës”, u tha ai gazetarëve, teksa shtoi se kishin mbetur miliona fuçi nafte në Venezuelë.

3sgIgLJ.png